Konnex Group Sh.p.k. është një kompani me seli në Prishtinë, Kosovë, e themeluar në vitin 2025. Kompania është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar dhe vepron në kuadër të grupit Conex Bau GmbH dhe Conex Handel në Austri, si dhe 2S Group në Maqedoni.
Qëllimi kryesor i Konnex Group Sh.p.k. është ofrimi dhe shitja e zgjidhjeve moderne për ndriçim natyror industrial, me fokus në kupola ndriçuese (Lichtkuppel) dhe shirita drite për çati industriale. Duke u mbështetur në përvojën dhe standardet e partnerëve ndërkombëtarë, kompania synon të sjellë produkte cilësore, të sigurta dhe efikase për tregun vendor dhe rajonal.